Sulmi në Portin e Odesas, Zelensky: Moska do të përdorë çdo mënyrë për të frenuar eksportet e grurit

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, ka dënuar sulmin e ndodhur këtë të shtunë në portin e Odesas.

Ai shprehet se ky sulm tregon se Moska do të gjejë çdo mënyrë për të shmangur zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit, marrëveshje kjo e arritur me Kombet e Bashkuara, Turqinë dhe Ukrainën.

“Kjo vërteton vetëm një gjë; çfarëdo që Rusia të thotë dhe të premtojë, ajo do të gjejë mënyra për të mos e zbatuar atë”, tha Volodymyr Zelensky.

Raketat ruse goditën Portin e Odesas një ditë pas arritjes së marrëveshjes për eksportin e grurit me Ukrainën. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *