Sulmi në Rafah/ SHBA “kërcënoi” se do të ndalojë dërgesat e armëve! Netanyahu: Izraeli mund të qëndrojë i vetëm! Do të luftojmë edhe me thonj nëse duhet

sulmi ne rafah shba kercenoi se do te ndaloje dergesat e armeve netanyahu izraeli mund te qendroje i vetem do te luftojme edhe me thonj nese duhet
sulmi ne rafah shba kercenoi se do te ndaloje dergesat e armeve netanyahu izraeli mund te qendroje i vetem do te luftojme edhe me thonj nese duhet

“Nëse duhet… do të qëndrojmë vetëm. Unë kam thënë që nëse është e nevojshme do të luftojmë me thonj,” tha kryeministri.

Netanyahu kujtoi gjithashtu luftën e vitit 1948, ku shteti i sapoformuar i Izraelit u sulmua nga një koalicion shtetesh arabe.

“Në Luftën e Pavarësisë 76 vjet më parë, ne ishim të paktët kundër të shumtëve”, tha ai “Ne nuk kishim armë. Kishte një embargo armësh ndaj Izraelit, por me forcë të madhe, heroizëm dhe unitet mes nesh, ne ishin fitimtarë”.

Pavarësisht komenteve të Netanyahu, qeveria e tij është vënë nën presion pasi SHBA pezulloi dorëzimin e bombave nga frika se mund të shkaktojnë vdekje civile në Rafah.

Biden shkoi më tej në një intervistë me CNN të mërkurën, duke thënë se nëse sulmi vazhdon, ai do të pezullonte më tej furnizimet me predha artilerie dhe armë të tjera.

Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Netanyahut, hodhi poshtë paralajmërimet e SHBA, duke thënë se “armiqtë e Izraelit, si dhe … miqtë më të mirë” duhet të kuptojnë se vendi i tij “nuk mund të nënshtrohet”.

“Ne do të qëndrojmë të fortë, do t’i arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.

Komentet erdhën disa orë pasi OKB-ja tha se më shumë se 80,000 njerëz ishin larguar nga Rafah që nga e hëna në mes të bombardimeve të vazhdueshme dhe ndërsa tanket izraelite grumbulloheshin pranë zonave të ndërtuara.

OKB-ja paralajmëroi gjithashtu se ushqimi dhe karburanti po mbaronin për më shumë se një milion që ende strehohen në qytet, sepse nuk po merrte ndihmë përmes vendkalimeve aty pranë.

Trupat izraelite morën kontrollin dhe mbyllën kalimin Rafah me Egjiptin në fillim të operacionit të tyre, ndërsa OKB-ja tha se ishte shumë e rrezikshme që stafi dhe kamionët e saj të arrinin në vendkalimin e rihapur Kerem Shalom me Izraelin.

Forcat izraelite thanë se po kryenin “sulme të synuara” kundër elementëve të Hamasit që kishin mbetur në qytet. Megjithatë, qeveria izraelite ka refuzuar të përjashtojë një pushtim në shkallë të plotë, duke çuar në paralajmërimin e Biden se nuk do t’i furnizonte me municione.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts