Sulmi në shkollë, dyshohet për dhjetëra të vrarë

21:45 08/05/2022

Janë me dhjetëra personat që dyshohet se kanë mbetur të vrarë nga sulmi me bombë në një shkollë në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë me trupat ruse dhe separatistët.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, konfirmoi vdekjen e 2 personave, duke thënë se 60 të tjerë dyshohet se kanë vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.

Rreth 90 persona ishin strehuar në ndërtesë dhe 30 u shpëtuan. 7 prej tyre mbetën të plagosur.

Haidai tha se bomba u lëshua nga një avion rus të shtunën. BBC shkruan se deklarata e tij nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe deri më tani nuk ka një reagim nga pala ruse.

Luhansk është përballur me disa prej luftimeve më të ashpra, teksa trupat ruse dhe luftëtarët separatistë kërkojnë të rrethojnë forcat ukrainase, pak më shumë se dy muaj që nga fillimi i pushtimit rus.

Pjesa më e madhe e Luhanskut, që bashkë me Donetsk është pjesë e rajonit të Donbasit, ka qenë nën kontrollin e separatistëve për 8 vitet e fundit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *