Sulmi në shkollën e Teksasit / Ataku në zemër i merr jetën bashkëshortit të mësueses së vrarë

08:37 27/05/2022

Bashkëshorti i një prej mësueseve të vrara nga të sulmi i së martës në Teksas, raportohet se ka ndërruar jetë nga një atak në zemër. Lajmin e trishtë fillimisht e raportoi prestigjiozia Fox.

I ndjeri, Joe Garcia ishte bashkëshorti i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23-vjet në shkollën fillore Robb. Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë.

Mësuesja Garcia ishte njëra nga dy mësueset e vrara nga një 18-vjeçar i armatosur, në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona në shkollën fillore përfshirë 19 fëmijë.

Irma Garcia dhe mësuesja tjetër e vrarë në të shtënat, Eva Mireles, kishin dhënë mësim së bashku për pesë vjet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.