Sulmi në Sumy, Rusia goditi një rezervë 50 tonëshe amoniaku

10:32 21/03/2022

Detaje të tjera përcjellin mediat ndërkombëtare për rrjedhjen e amoniakut në një fabrikë kimike pranë qytetit të Sumy, e cila raportohet të jetë vënë nën kontroll nga autoritete ukrainase.

Zyrtarët thonë se një rezervë 50 tonëshe e gazit helmues u dëmtua kur objekti i Sumykhimprom u godit nga bombardimet ruse dhe kjo bëri që të krijojohej një re amoniaku.

Reja preku një zonë prej rreth 2.5 km, tha guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyy. Ai tha se një punëtor kishte mbetur i plagosur. Banorët e qytetit të Novoselytsya, që ndodhet pranë, u këshilluan të strehoheshin.

Amoniaku përdoret kryesisht për fertizilim dhe ka veti gërryese. Ai mund të shkaktojë dhimbje dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes dhe lëndime në sy./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.