Sulmi nga Hamasi, ish-kreu i Mossad: Dështim total i shërbimeve të inteligjencës

sulmi nga hamasi ish kreu i mossad deshtim total i sherbimeve te inteligjences

sulmi nga hamasi ish kreu i mossad deshtim total i sherbimeve te inteligjences

10:31 09/10/2023

Taktikat e sigurisë së Izraelit dështuan totalisht të shtunën. Ky është mendimi i ish-kreut të Mossad-it, agjencisë së inteligjencës në Izrael.

Danny Yatom që tani qëndron në politikë, tha se ‘çdo gjë shkoi keq’ dhe ‘askush nuk ia kishte idenë’ kur Hamasi sulmoi të shtunën Izraelin nga Gaza.

Sipas tij, shtresa e dytë e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndaluar sulmet duke kujtuar kështu se si vendi u kap në befasi rreth 50 vite më parë në Luftën e Yom Kippur kur u pushtua nga një koalicion arab.

“Numri i forcave ishte shumë i vogël dhe kjo është kryesisht për shkak të dështimit të inteligjencës që thanë se edhe pse ne ishim dëshmitarë të shumë stërvitjeve nga Hamasi, ata nuk kanë asnjë qëllim të sulmojnë Izraelin”, u shpreh Yatom./tvklan.al


sulmi nga hamasi ish kreu i mossad deshtim total i sherbimeve te inteligjences

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts