Sulmi po agjëron/ Tonali dhe golat e humbur, ja si Milani mësyn në derbi








Në një vit distancë, Mi lani e rigjen veten për para së njëjtës gotë. Problemi është në të kuptuarit nëse është gjysmë plot apo gjysmë bosh. Përpara derbit, “La Gazzetta dello Sport” ofron një analizë të gjashtë faktorëve, ndër të cilët tre lënë vend për shpresë, ndërkohë që tre të tjerët alarmojnë ambientin. LOJA – Fari i menaxhimit piolian mbetet loja.

Pioli-Tonali

Ndoshta pa rrjedhshmërinë e muajve më të mirë, ndoshta pa daljet e shumta me të cilat ishim mësuar. Por loja është aty, nuk ka humbur dhe ky është guri i themelit për të supozuar çdo reflektim për katër muajt e fundit të sezonit. Me heqjen e gjysmës së parë të pjesës së parë, kuqezinjtë u preferuan në aspektin e lojës edhe ndaj Juves. Kujdes sepse nuk po flasim për bukuri apo efektivitet, por për mekanizma të konsoliduar në të cilët ajo që mungon është më së shumti kontributi i disa individëve dhe jo rrjedhshmëria. Le ta quajmë vetëdije loje.

FAZA MBROJTËSE- Dakord, sulmi i Juves është i njëmbëdhjeti në kampionat, por Juvja mbetet Juve dhe në gjirin e saj nuk ka emra dosido. Ndaj, mbyllja e ndeshjes pa pësuar as edhe një goditje në pasqyrë për bardhezinjtë është një fakt që duhet theksuar dhe ruajtur me krenari në funksion të një kundërshtari – Interi – i cili ka sulmin e parë të turneut dhe ka shënuar 19 gola më shumë se “Zonja”.

Mbi të gjitha, është ngushëllues fakti që faza e mbrojtjes vazhdon, pavarësisht urgjencës dhe vendosjes së detyrueshme të çifteve qendrore që nuk janë mësuar të luajnë së bashku në një ndeshje. Kalulu, për të dhënë një shembull, pas gabimeve (dhe gafave) me Specian, dha një provë shumë bindëse të dielën e kaluar.

DISA INDIVIDË – Kalulu, siç po thonim. Nuk ishte aq e sigurt që francezi do t’i arkivonte kaq lehtë vështirësitë e hasura me Specian në prani të një kundërshtari të rëndë si Juventusi. Pa dyshim një lajm ngushëllues në funksion të derbit (ndërsa Tomori poston në rrjetet sociale fragmente të rëndësishme të punës së tij rikuperuese pas operacionit në menisk dhe kështu e bën të qartë se do të përpiqet në çdo mënyrë të rikuperohet për derbin).

Leao u zu ngushtë nga lëvizjet e Alegrit, por për portugezin periudha mbetet absolutisht optimale. Dhe pastaj është Tonali, autor i një tjetër prove kapitale. Personaliteti i shkëlqyer në të dyja fazat, që në këtë moment është vlera e vërtetë e shtuar e Milanit.

NOSTALGJI GOLI- Mes dhjetorit dhe janarit, golat bienin me breshëri. Dhjetë në tri ndeshje mes Empolit, Romës dhe Venecias. Pastaj baruti u lag. Një gol në dy ndeshje – Specia dhe Juve – shfaqën një rënie vertikale që nuk mund të mos japë alarmin.

Sidomos duke pasur parasysh prodhimin ofensiv: në dy daljet e fundit “Djalli” ka prodhuar 39 goditje drejt kuadratit (numër-përbindësh që përfshin të gjitha shkrepjet, duke përfshirë ato të ndërprera nga mbrojtësit) të cilat si rrjedhim kanë prodhuar mjerimin e një goli.

PARASHIKUESHMËRI- Fakti që aty përballë disa interpretë nuk po japin një kontribut në lartësinë e potencialit të tyre – Ibra, Zhiru, Diaz, Rebiç – të rënduar nga rënia e formës apo problemet fizike, i kanë hequr ekipit në periudhën e fundit një nga avantazhet më të mëdha: paparashikueshmërinë ofensive. Shumëllojshmëria e zgjidhjeve.

Aftësia për të shënuar me atë që nuk pritet. Pjesërisht po shohim një Milan më të lexueshëm, i cili shpesh mbështetet në krosime klasike nga 3/4-at e fushës. Pioli e mohon problemin, por në momente të ndryshme të ndeshjes me Juventusin zona ishte e shkretë dhe kush mbante topin kishte si zgjidhje të vetme pasimin horizontal, pa njeri që të diktonte thellësinë.

MORALI- Disfata me Specian ishte një goditje e rëndë për entuziazmin e një skuadre që vinte nga katër fitore radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Një stërkëmbësh që mbërriti në mënyrën më të keqe në aspektin psikologjik: në shtesë, pasi u privua nga një gol i rregullt. Një goditje e dyfishtë shkatërruese.

Barazimi me Juventusin ishte një supë e vakët ngushëlluese, por sigurisht aspak emocionuese: loja u luajt me frenat e dorës ngritur, me frikën se mos mbyllej sërish pa pikë në xhep. Në dy javët para derbit, Pioli do të duhet të kujtojë fuqishëm se çfarë ka qenë e aftë të bëjë kjo skuadër gjatë një viti e gjysmë. Me siguri do të shërbejë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.