Sulmi rus hyn në ditën e 8-të

13:30 03/03/2022

Ky është një prej 4 shpërthimeve të fuqishme që tronditën Kievin në orët e para të kësaj të enjteje, ende pa zbardhur dita.

Sirenat bien vazhdimisht pas shpërthimeve të mëdha, duke mbajtur në alarm banorët e kryeqytetit, pjesa më e madhe e të cilëve janë futur në vendstrehime.

Bombardimet detyruar gazetarin e televizionit amerikan CBS, Çarli D’Agata të ndërpresë raportimin direkt.

Mësymja me trupa nga toka ende nuk ka nisur, teksa u është bërë thirrje banorëve të Kievit të largohen. Një pjesë e karvanit 65 kilometërsh është në pritje të urdhërit në rrethinat e Kievit.

Në një tjetër mesazh këtë të entje, Presidenti Volodimir Zelenski tha se rusët nuk kanë avancuar në Kiev, ndërsa u bëri thirrje ushtarëve rusë të largohen, nëse nuk duan të përballen me ferrin. Me qindra ushtarë rusë kanë rënë robër deri më tani, teksa çdo ditë ministria ukrainase e mbrojtjes publikon pamje të tyre.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe kjo video, ku qytetarët ukrainas u japin ushqim ushtarëve rusë të dorëzuar.

Ndërsa në Hersonin e rënë në duart e rusëve, filmimet e kamerave të sigurisë dëshmojnë ushtarët rusë të uritur që grabisin supermarkete e banka.

Kjo vajzë e vogël duke bashkuar duart u bën thirrje publike ushtarëve rusë të ikin dhe të mos vrasin më njerëz.

Teksa bombardimet ruse vazhdojnë në  qytetet kryesore, përfshirë edhe Harkivin ku janë shkatërruar edhe shkolla dhe objekte të tjera civile, numri i viktimave të pafajshme ka arritur në mbi 2 mijë sipas autoriteteve ukrainase, të cilët thonë se janë vrarë mbi 6 mijë ushtarë rusë, një shifër që për rusët është mbi 10 herë më e ulët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *