Sulmi terrorist në Aeroportin e Kolumbisë, ja momenti kur shpërthen bomba dhe i merr jetën 2 policëve (VIDEO)

Re tymi e ngritur në ajër dhe një shpërthim i fuqishëm. Ky është momenti kur një grup terroristësh aktivizuan një bombë në Aeroportin e Kolumbisë, që la të vdekur 2 policë.

Zyrtarët policorë të Norte de Santander, David Reyes dhe Willian Bareno, i ishin përgjigjur thirrjes për një shpërthim që vrau një prej sulmuesve në aeroportin ndërkombëtar Camilo Daza në qytetin pranë kufirit, e kur ata iu afruan një valixhe ndodhi shpërthimi i dytë.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, tha se shpërthimet ishin shkaktuar nga një grup “terrorist” që operon në qytetin me gjysmë milioni banorë, që është pranë kufirit me Venezuelën dhe
shpesh është “strehë” e emigrantëve.

Sulmuesi nuk është identifikuar nga autoritetet, por nga shpërthimi ai mbeti i vdekur në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.