Sulmi terrorist në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë për shpërthimet: Sulmuesi kamikaz plasi jelekun shpërthyes mes afganëve dhe forcave amerikane

ISIS ka marrë zyrtarisht përgjegjësitë e shpërthimeve në aeroportin e Kabulit ditën e sotme.

Në një mesazh të postuar në Telegram, ISIS sqaron se një sulmues kamikaz ka plasur jelekun shpërthyes afër turmës për të vrarë dhjetëra njerëz.

Sqarohet se Shteti Islamik e ka identifikuar agresorin dhe e ka ditur që shpërthimi kishte për qëllim të kryhej mes qytetarëve afganë dhe forcave amerikane.

Gjatë gjithë ditës së sotme pati dyshime se ISIS do të kryente një akt terrorist. Fillimisht ishin agjencitë inteligjente perëndimore që dhanë alarmin, më pas ishin zyrtarët amerikanë që bënë përgjegjës filialin afgan të ISIS, Shtetin Islamik të Kharosan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *