Sulmohen me acid, viktimat zbrazin shishet e qumështit në rrugë

20:10 06/09/2021

Një sulm në Kardif, Uells ka shënjestruar viktimat e tij duke i spërkatur me një lëndë të dyshuar si acid.

Pesë persona janë dërguar menjëherë në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuar nga një substancë e panjohur, e spërkatur mbi ta. Ata janë përpjekur të qetësojnë lëndimet me qumësht.

Shishe boshe qumështi dhe uji u përhapën në rrugë pas përpjekjeve të tyre fillestare për të qetësuar lëndimet. Policia ka vazhduar hetimet lidhur me sulmin, ndërsa raportojnë se të sulmuarit kanë marrë vetëm plagë sipërfaqësore.

Nuk ka ende një të arrestuar dhe as një konfirmim nëse substanca e dyshuar ishte acid./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *