
08:24 18/03/2022
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin perëndimor të Lviv gjatë orëve të mëngjesit. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e shtëllungës së madhe të tymit në qiell.
Kryebashkiaku i Lviv ka thënë se është goditur një ndërtesë ngjitur me aeroportin. Ky sulm është më i afërti që forcat ruse kryejnë në Lviv që prej nisjes së pushtimit në Shkurt.
Kryebashkiaku ka thënë se asnjë person nuk ka mbetur i plagosur apo i vdekur si pasojë e sulmit me raketa. Ndërtesa në fjalë që u dëmtua ishte një fabrikë mirëmbajtjesh avionësh./tvklan.al