Sulmohet një treg në Siri, të paktën 10 civilë humbën jetën dhe 35 të tjerë u lënduan

Së paku 10 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar në një sulm të kryer nga forcat besnike të regjimit të Bashar al-Asadit në një treg në provincën veriperëndimore siriane të Idlibit.

Objektivi i sulmit artilerik ishte një treg në qendër të rrethit jugor Ariha. Duke cituar burimet spitalore, të paktën 10 persona humbën jetën në sulm dhe se 35 civilë të tjerë u lënduan.

Druhet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.

Sulmi erdhi në mes të raundit të gjashtë të bisedimeve të drejtuara nga Komiteti për Kushtetutën e Sirisë në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Idlibi është enklava më e madhe e kontrolluar nga opozita siriane, e cila është nën rrethim nga forcat besnike të regjimit të Bashar al-Asadit dhe aleatëve të tij.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjatë negociatave të majit 2017 në Astana, Idlibi u shpall një nga katër zonat e de-përshkallëzimit. Forcat besnike të regjimit të Asad-it shkelën marrëveshjen dhe pushtuan tre zona, dhe në Soçi më 17 shtator të vitit 2018, u arrit një marrëveshje shtesë për armëpushim në Idlib dhe krijimin e një zone të de-përshkallëzimit.

Sipas marrëveshjes, forcat opozitare tërhoqën armët e rënda nga rajoni dhe forcat besnike të regjimit të Asad-it nuk ndaluan sulmet e artilerisë dhe ajrore në rajon.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në mars të vitit të kaluar mbi një protokoll që u bënte thirrje të gjitha palëve në Idlib që të ndërpresin zjarrin, ndërsa forcat turke dhe ruse, si garantuese të armëpushimit, po kryejnë së bashku patrulla kontrolli përgjatë vijave të ndarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *