Sulmohet sërish Kongresi amerikan

12:07 03/04/2021

Humb jetën një oficer policie, vritet edhe agresori

Një oficer policie që ruante ndërtesën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi një person përplasi një makinë në një nga barrikadat mbrojtëse të godinës së Kapitolit.

Oficeri i vrarë u identifikua si William “Billy” Evans, një veteran 18-vjeçar në radhët e policisë.

Sulmuesi i dyshuar është 25-vjeçari Noah Green nga Indiana, i cili pasi përplasi makinën doli prej saj me një thikë në dorë dhe vrapoi drejt oficerëve të tjerë të policisë por u qëllua për vdekje prej tyre.

Autoritetet thanë se nuk kishin ende motivet e sulmit, i cili vjen tre muaj pas trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit të Janarit, por thanë nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Presidenti Joe Biden, i cili tha se ai ishte tepër i trishtuar nga sulmi dhe dha urdhër që flamujt në Shtëpinë e Bardhë të uleshin në gjysmë shtizë.

Gjatë momentit të sulmit kongresi nuk ishte në seancë dhe shumica e politikanëve nuk ishin në kompleksin e Kapitolit, ndërkohë që policia dhe trupat e Gardës Kombëtare bllokuan të gjitha rrugët që çojnë në kompleks dhe rritën masën e sigurisë.

Shqetësimet për një sulm të mundshëm në Kongres janë rritur qysh më 6 janar, kur mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump sulmuan dhunshëm këtë institucion.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *