Sulmoi një grup personash i armatosur me shkop bejsbolli e thikë, dënohet me burg shqiptari në Britani

21:53 08/12/2022

Ky është momenti  kur një shqiptar hyri në një dyqan në Oksford duke vërtitur një shkop bejsbolli dhe sulmoi një grup personash.

Gjykatësit iu tha se Canaku i armatosur me një shkop bejsbolli  dhe thikë ndoqi një grup meshkujsh përreth dyqanit. Në pamjet e regjistruara shihet edhe një grua që shtyn një karrocë fëmijësh teksa grupi hyri në dyqan.

Sipas “Daily Mail”, shënjestra ishte një person midis tyre që kishte sulmuar Canakun.

Ky i fundit është arrestuar disa herë për drogë dhe dhunë, por asnjëherë nuk është dënuar. Gjykatësja refuzoi të dëgjonte shfajësimet e tij.

Canaku pranoi sjelljet e dhunshme, zotërimin e një arme të ftohtë dhe të një arme sulmi. Avokatja e tij u përpoq të lehtësonte dënimin  me punë komunitare ose pezullim duke qenë se nuk kishte precedentë penalë.

Babai i Canakut, me profesion polic ishte vrarë në Shqipëri. Ai kërkoi azil në Britani, kishte qëndruar për një kohë të shkurtër me një burrë të moshuar përpara se të merrej nga shërbimet sociale. I riu e braktisi shkollën pa marrë kualifikime.   

Canaku u dënua me 22 muaj burg./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts