Sulmonte dhe grabiste qytetarë të pafajshëm, arrestohet 22-vjeçari në SHBA, dëshmia tronditëse: Ishin homoseksualë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Teksas teksa një 22- vjeçar, Daniel Jenkins, ka sulmuar dhe ka grabitur meshkuj me pretendimin se ishin homoseksualë. Autori u dënua me 23 vite burg dhe ‘prenë’ e tij të radhës e zgjidhte përmes një aplikacioni takimesh ‘Grinder’.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Drejtësisë, Daniel Jenkins u deklarua fajtor për një akuzë për komplot për të kryer krime të urrejtjes, rrëmbim, vjedhje makinash si dhe një akuzë për përdorimin e një arme zjarri pa leje.

‘I pandehur kishte në shënjestër viktimat e pafajshme për krime të dhunshme thjesht sepse ai besonte se ata ishin homoseksualë,” tha ndihmës prokurorja e përgjithshme për të drejtat civile, Kristen Clarke, në një deklaratë. “Kjo deklaratë pohon se krimet e motivuara nga paragjykimet bien ndesh me vlerat tona kombëtare dhe nënvizon angazhimin e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur në mënyrë agresive krimet e motivuara nga paragjykimet, përfshirë krimet kundër komunitetit LGBTQI.”

Dokumentet e gjykatës zbulojnë se për një javë në Dhjetor 2017, ai dhe tre bashkë-komplotistë të tjerë përdornin ‘Grindr’ për të mashtruar viktimat duke i bërë të mendonin se ishin meshkuj homoseksualë, duke u kërkuar atyre që të takoheshin në një apartament të zbrazët dhe vende të tjera në Dallas për të grabitur, plaçkitur makinat e në fund për t’i rrëmbyer.

Autorët përdorën sharje ndaj viktimave, disa u sulmuan fizikisht dhe seksualisht.

“Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve tona më të mira, të tillë njerëz homofobë shpesh fshihen në internet,” tha Chad Meacham, avokati amerikan në detyrë për Qarkun Verior të Teksasit, në një deklaratë. “Ne u bëjmë thirrje përdoruesve të aplikacioneve për takime si Grindr të qëndrojnë vigjilentë.”

Jenkins u godit me dënimin më të rëndë në krahasim me autorët e tjerë. Bashkëpunëtorët e tij Michael Atkinson u dënua me 11 vjet, Daryl Henry me 20 vjet dhe Pablo Ceniceros-Deleon me 22 vite heqje lirie, për një sërë akuzash që përfshinin komplot, rrëmbim dhe grabitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *