Sulmuesi i Gjermanisë, Leroi Sane: Gati për ta filluar nga minuta e parë, s’jam egoist

sulmuesi i gjermanise leroi sane gati per ta filluar nga minuta e pare sjam egoist



































A do ta ketë Leroi Sane një shans tjetër nga trajneri kombëtar Julian Nagelsman në formacionin fillestar? Në raundin e 16-të kundër Danimarkës (2-0), sulmuesi i Bajernit u hodh në fushë që në fillim.

Sane

REAGIMI – “Më duhej kohë pas lëndimit dhe duhej të gjeja sërish ritmin. Ndjenja e mirë tani është kthyer, jam i lirë nga simptomat, ndihem i aftë dhe gati për njëmbëdhjetëshen fillestare. Julian (trajneri i kombëtares) dhe unë gjithmonë komunikonim shumë hapur dhe drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, ishte e qartë se më duhej ende kohë. Tani mezi pres vetëm të premten, ndeshjen kundër Spanjës”, tha Sane. Por a mund të bindë ai edhe kritikët?

Lojtari bavarez dikur duhej të duronte akuzat për ego. Përgjigja e Leroit në “SPORT BILD” është e qartë: “Unë nuk jam tip ego, në përgjithësi. Kur je më i ri, mund të humbësh pak perspektivën, kuptohet që shikon më shumë veten. Ka kohë që jam i shqetësuar sesi mund të arrijmë sukses si ekip. Çfarë mund të përmirësojmë si ekip për të qenë të suksesshëm? E kuptoj që njerëzit nga jashtë më shikonin ndryshe, por të gjithë ata që më njohin e dinë që unë jap gjithçka për ekipin tim. Unë jam gjithashtu shumë i ashpër me veten dhe e di saktësisht se kur po luaj mirë dhe kur jo”, përfundoi Leroi Sane. Ai është në balotazh me anësorin e Bajer Leverkusen, Florian Virc. Nagelsman në prononcimin para mediave nuk dha përgjigje të prerë se kush prej kësaj dyshe do e nis nga minuta e parë. Është fakt se Virc pas debutimit me gol në një kompeticion elitare në rang përfaqësuesesh ndaj Skocisë, në tri ndeshjet e fundit ka pësuar rënie të lirë.

Gjithsesi në duelin me Danimarkën Juliani i besoi detyrën e startuesit. Gjithçka është e qartë për Gyndoan dhe Musiala. Ata kanë mbajtur ritëm konstant dhe gëzojnë statistika protagonisti në fazën ofensive. Sane e nisi sezonin 2023-2024 te Bajerni me vrull, por me evoluimin e sezonit ai pësoi ngërç, e ku “thatësira” e golave diktojë për disa muaj me radhë. Madje vendimi nëse do të ishte pjesë e Gjermanisë në Kampionatin Europian u mor vetëm ditët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts