Sulmuesi i Interit: Më i çmenduri është Nedim Bajrami, vendos muzikë shqiptare që e pëlqen vetëm ai






Nedim Bajrami është kthyer në një figurë qendrore te skuadra e Empolit në Itali. Jo vetëm për atë që dhuron në fushën e lojës, por edhe me atë që bën jashtë fushe, duke u kthyer në një pjesë të rëndësishme të grupit të skuadrës që po bën shumë mirë në Serinë A. Filozofia e klubit është të rritë të rinj të talentuar të cilët të bien në sy duke u argëtuar dhe me sa duket aktualisht në grupin e Empolit, argëtimi nuk mungon.

bajrami pinamonti

Gjithçka e ka zbuluar Andrea Pinamonti, sulmuesi i Interit i cili është huazuar te kjo skuadër dhe luan përkrah Bajramit në formacionin titullar. Ai ka zbuluar se ka një marrdhënie shumë të veçantë me futbollistin shqiptar, duke filluar që nga gjuajtjet e penalltive në ndeshje zyrtare, ku secili deri tani ka ekzekutuar tre të tilla në Serinë A.

“Deri tani unë dhe Bajrami jemi 3 me 3, na ka shkuar mirë gjithmonë. Nuk është se e zgjedhim në fushë kush gjuan, varet nga ndeshja. Në të fundit isha unë që do të gjuaja. Pikë së pari varet nga rreshtimi titullar, pastaj edhe nga stërvitjet, pasi provojmë të tilla dhe sfidohemi, të llojit që kush bën më shumë gola gjatë javës, do të gjuajë të dielën, gjëra të këtij lloji”, tha Pinamonti për “DAZN”.

Ai nuk ka kursyer edhe batuta të tjera për mesfushorin shqiptar teksa shpjegonte si si ishte atmosfera në grupin e lojtarëve të Empolit. “Më i çmenduri mendoj se është Bajrami, por më duhet të them se është skuadra më e qetë në të cilën kam qenë pjesë. Edhe në darkat ku grumbullohemi, nuk e kalojmë asnjëherë limitin, është një grup i përmbajtur dhe i qetë. Jashtë fushe nuk ka kurrë probleme, vë dorën në zjarr për këtë. Bajrami është njeriu i muzikës, na vendos këngë shqiptare që i pëlqejnë vetëm atij”, tha Pinamonti duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *