Sunak anulon takimin me Mitsotakis

sunak anulon takimin me mitsotakis

sunak anulon takimin me mitsotakis

23:46 27/11/2023

Shkak, deklaratat e kryeministrit grek në BBC

Takimi i programuar për të hënën mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotaqis nuk është zhvilluar.

Kjo pasi kreu u qeverisë britanike anuloi pritjen për homologun grek në mënyrë krejt të papritur, vetëm 1 orë para se takimit të zhvillohej.

Anulimi erdhi një ditë pasi Mitsotakis i tha BBC-së se Skulpturat e Partenonit që gjenden në Muzeun Britanik dhe të sjella Mbretërinë e Bashkuar nga Lordi Elgin në fillim të shekullit të 19-të, duhet të ktheheshin në Greqi.

sunak anulon takimin me mitsotakis

Një zëdhënës i qeverisë greke tha për BBC se “Kryeministri është i zhgënjyer që Sunak anuloi takimin e tyre dypalësh”.

Sipas tij “Greqia dhe Britania kanë një histori shumë të thellë miqësie dhe bashkëpunimi dhe qeveria greke është jashtëzakonisht e befasuar nga ky vendim”.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts