Sunak dhe Truss së shpejti në debat publik, ja pesë çështjet që do të diskutohen mes kandidatëve për zëvendësuesin e Boris Johnson

Dy kandidatët e fundit në garën për postin e kryeministrit të Britanisë dhe kreut të konservatorëve, Rishi Sunak dhe Liz Truss, do të zhvillojnë një debat televiziv mbrëmjen e së martës.

The Sun ka bërë një përmbledhje të disa nga çështjet kryesore që do të trajtohen në debatin e nesërm.

Emigracioni
Emigracioni i paligjshëm është një nga temat më shumë të diskutuara, mes propozimeve që emigrantët e paligjshëm të dërgohen në Ruandë, dhe paralajmërimeve se ato mund të detyrohen të bëhen pjesë e ushtrisë vendase dhe të detyrohen të marin pjesë në luftë.

Ruanda, në Afrikën qendrore, ka pranuar të marrë 200 emigrantë, ndërsa mbetet ende e panjohur politika që do të ndiqet ndaj dhjetëra mijëra prej tyre të cilët janë tashmë në vend.

Si do të veprohet për akomodimin e tyre ndërsa akomodimi në hotele tashmë po rezulton goxha i kushtueshëm?

Si do të ndalohet fluksi i emigrantëve që hyjnë në Britani nga Franca?

A do të caktohet një datë për Projektligjin e të Drejtave në Mbretërinë e Bashkuar, i vonuar prej kohësh, për të zëvendësuar ligjet e të drejtave të njeriut të stilit të BE-së të Tony Blair ?

A do të hiqet dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të dëbohen azilkërkuesit e rremë?
Këto janë duisa nga pyetjet që duhet të sqarohen nga kandidatët.

Krimi
Bandat e krimit të organizuar i kanë kthyer zona të qyteteve Britanike në getto të infektuara nga droga.

Disa funksionojnë si zona të ndaluara për policinë e demoralizuar dhe të udhëhequr keq.

Scotland Yard, shërbimi kryesor policor, është në “masa speciale” dhe nën hetim nga forca të tjera, disa prej tyre po aq të paaftë.

Përdhunimet dhe vjedhjet janë rritur, megjithatë, shumica e policëve nuk arrijnë të bëjnë një arrestim të vetëm në një vit të tërë.

A nuk është kjo një tradhti ndaj detyrës primare të një qeverie, pra të mbrojë qytetarët e saj?

Brexit
Pavarësisht nga marrëveshjet e shumta tregtare, Britania nuk ka arritur të marrë përfitimet e pritshem nga dalja nga Unioni.

Sunak dhe Truss do të duhet të përgjigjen se përse duke qenë nën kabinetin e Johnson, nuk kanë bërë atë që duhet për t’i “vënë zjarrin” rregullave të BE dhe për të treguar se largimi ishte hapi i duhur për vendin.

Pse e lejojmë presidentin francez Emmanuel Macron të mbajë peng Mbretërinë e Bashkuar mbi Irlandën e Veriut ?

Miliona pushues britanikë janë ndaluar të kalojnë Kanalin Anglez, megjithatë mjetet lundruese me emigrantë të paligjshëm në bord po bëjnë një udhëtim të pashqetësur në drejtimin tjetër, pra për në brigjet britanike?

Dy kandidatët do të duhet të japin një ide të qartë se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren në mënyrë që të ndalojnë politikat “hakmarrëse” të presidentit francez Macron.

Reforma tatimore

Ish- ministri Sunak dhe Sekretarja Liz Truzz, do të duhet t’i japin përgjigje pyetjeve se përse u deshën tre vite për të ulur taksat e biznesit në më të ulëtat në Evropë dhe për ta kthyer Britaninë në një magnet trilion dollarësh për investimet e huaja?

Duke qenë se të dy kandidatët pretendojnë të jenë Theçeristë, do të duhet të japin llogari se përse të mos zbatohet një reformë që do të mbështeste dhe rriste pragun e TVSH-së për bizneset e vogla, shtylla kurrizore e ekonomisë, nga 80,000 paund në 250,000 paund?

Pasi kjo do të nxiste biznesin, do të rriste punësimin dhe të ardhurat nga taksat.

NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë)

Për këtë temë kandidatët do të duhet ti përgjigjen vetëm një pyetjeje: Nëse NHS prej 200 miliardë paundësh në vit është kaq i mrekullueshëm, pse 40 për qind më shumë njerëz po paguajnë tani nga xhepat e tyre për operacione shpëtimi dhe teste mjekësore?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *