
09:14 29/11/2022
Kryeministri britanik paralajmëroi kunder retorikës së Luftës së Ftohtë dhe se fuqia e Kinës nuk mund të injorohet
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se e ashtuquajtura “epokë e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka marrë fund.
Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm për politikën e jashtme, , kryeministri tha se lidhjet më të ngushta ekonomike të dekadës së mëparshme kishin qenë “naive”. Sunak paralajmëroi kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se fuqia e Kinës nuk mund të injorohet.
“Ne gjithashtu duhet të evoluojmë qasjen tonë ndaj Kinës.. Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që bëhet më e mprehtë ndërsa shkon drejt autoritarizmit edhe më të madh. Në vend që të dëgjojë protestat e popullit të tyre, qeveria kineze ka zgjedhur të godasë më tej. Media dhe parlamentarët tanë duhet të jenë në gjendje t’i nxjerrin në pah këto çështje pa sanksione, duke përfshirë abuzimet në Xinjiang dhe kufizimin e lirisë në Hong Kong”, ka thënë Rishi Sunak.
Disa në Partinë Konservatore të Sunakut kanë qenë kritikë ndaj Sunakut, duke e konsideruar atë si më pak të ashpër ndaj Kinës sesa paraardhësja e tij Liz Truss. Vitin e kaluar kur ishte ministër i financave, ai bëri thirrje për një strategji të re ndaj Kinës. Sidoqoftë, një takim i planifikuar midis Sunak dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping në samitin e G20 të këtij muaji në Bali dështoi dhe javën e kaluar Londra hoqi kamerat e sigurisë të prodhuara nga Kina nga ndërtesat qeveritare.
Për Ukrainën, ai tha se qeveria do të ndajë ndihmën ushtarake për Kievin vitin e ardhshëm, duke ofruar gjithashtu edhe mbështetjen e fortë.
“Ritmi i ndryshimit gjeopolitik po intensifikohet, kundërshtarët. Rusia po sfidon parimet themelore të Kartës së OKB-së. Në Kiev pashë se si fokusi i Rusisë po zhvendoset në brutalizimin e popullatës civile. Pra, mos kini asnjë dyshim, ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, ka thënë Sunak.
Në shtator, Britania tha se ishte donatori i dytë më i madh ushtarak për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, duke ofruar 2.3 miliardë Paund ndihmë këtë vit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al