Sunday League Albania hedh shortin, Prestige në Grupin B





Sunday League Albania, kampionati kombëtar i futbollit me 9 lojtarë, tashmë është gati për edicionin e tretë. Ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Air Albania” është hedhur shorti, ku është përcaktuar edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

prestige 2

Në këtë edicion do të marrin pjesë 35 skuadra, të ndara në dy grupe, ku njëri grup përbëhet nga 18 skuadra, ndërsa grupi tjetër nga 17. Ndeshjet do të përcaktohen me një sfidë teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe “play off”-i, fazë ku do të marrin pjesë 8 vendet e para të secilit grup.

Pjesë e këtij kompeticioni do të jetë edhe Prestige, skuadër që e ka ngritur në një tjetër dimension futbollin amator në vend. Ekip që ka fituar edicionin e parë në SLA. Java e parë do të startojë të hënën më 27 shtator, ndërsa Prestige është shortuar në Grupin B dhe do të debutojë me sfidën ndaj Tirona Republic.

prestige

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *