
10:27 28/06/2021
EmĂ«rtimi âFlladi i detitâ tingĂ«llon romantik pĂ«r njĂ« manovĂ«r ndĂ«rkombĂ«tare ushtarake, qĂ« kĂ«tĂ« vit jo vetĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe, por provokon edhe MoskĂ«n.
Në manovrën ushtarake, që drejtohet nga SHBA dhe Ukraina, marrin pjesë mijëra ushtarë, si edhe duzina avionësh e anijësh nga 32 vende. Ushtria amerikane ka bërë të ditur, se manovra do të zgjasë dy javë, dhe është një nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997. Moska e shikon si provokim manovrën që kryhet para territorit të saj dhe i kërkoi Uashingtonit të heqë dorë.
Pak pas apelit drejtuar SHBA-sĂ« pati njĂ« incident nĂ« afĂ«rsi tĂ« Gadishullit tĂ« KrimesĂ« tĂ« aneksuar nga Rusia. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« MoskĂ«s, roja bregdetare ruse largoi nga ujĂ«rat e saj luftanijen britanike âHMS Defenderâ. Mediat britanike e konfirmuan kĂ«tĂ«, por theksuan, se anija vazhdoi kursin e saj. Qeveria nĂ« LondĂ«r kishte folur pĂ«r njĂ« stĂ«rvitje ushtarake ruse, qĂ« nuk kishte lidhje me âDefenderâ. Kurse sipas MoskĂ«s, luftanija britanike kishte hyrĂ« tre kilometra nĂ« territorin rus.
Moska: Manovra është provokim
Rusia ka pĂ«rdorur fjalĂ« tĂ« qarta pĂ«r SHBA nĂ« lidhje me manovrĂ«n: âPĂ«rmasat dhe mĂ«nyra dukshĂ«m agresive e manovrave ushtarake nuk i pĂ«rgjigjen nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nevojave reale tĂ« sigurisĂ« nĂ« rajonin e Detit tĂ« Ziâ, thuhet nga Ministria e Jashtme e RusisĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«sja, Maria Saharova e cilĂ«soi manovrĂ«n si provokim, qĂ« ka si synim sjelljen e armĂ«ve dhe pajisjeve ushtarake nĂ« UkrainĂ«.
Në prill marshimet e trupave ruse dhe ukrainase përgjatë kufirit lindor të Ukrainës sollën shqetësime në nivel ndërkombëtar dhe frikën se konflikti mund të shkallëzohej sërish. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca në vitin 2015 ndërkohë ka ngrirë. Më shumë se 13.000 vetë kanë humbur jetën në konfliktin lindor në Ukrainë./DW
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al