Super tajfuni ‘Rai’ në Filipine, numri i të vdekurve shkon në 75

09:08 19/12/2021

Të paktën 75 persona janë konfirmuar si të vdekur nga shkatërrimi që la pas tajfuni ‘Rai’ në Filipine. Mediat ndërkombëtarë bëjnë me dije se tajfuni ka shkatërruar zona të tëra me banesa dhe ka ende njerëz që janë të zhdukur.

Tajfuni shkaktoi erëra të forta deri 195 km/h dhe detyroi që 300,000 njerëz të largoheshin nga banesat e tyre për t’i shpëtuar vdekjes.

Ishujt e Filipineve u goditët nga erërat ditën e enjte dhe pamjet tregojnë se shkatërrimi është shumë i madh.

Autoritetet kanë deklaruar se numri i viktimave mund të shkojë më shumë në ditët në vijim pasi po vijojnë kërkimet për ata që janë shpallur të zhdukur.

Mesatarisht rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.