Superiorja sërish në fushë, mësoni 2 përballjet interesante të ditës së sotme








Ditën e sotme do të luhen dy sfidat të ‘’Abissnet Superiore’’ të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.

ABISSNET SUPERIORE

Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Kukësit. Skuadra shkodrane vjen pas një fitoreje me goleadë ndaj Dinamos dhe do të kërkojë medoemos vazhdimësinë. Ndërkohë Kukësi vjen pas barazimit me Partizanin dhe 3 pikë ndaj Vllaznisë do të ngrënin moralin në kampin verilindor.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu do të presë në shtëpi Dinamon. Korçarët ende nuk e kanë provuar shijen e fitores këtë kampionat dhe vijnë më të karikuar se kurrë, ndërsa blutë duan të hedhin pas krahëve disfatën e rëndë në Shkodër vetëm një javë më parë.

‘’Abissnet Superiore’’ (SOT)

Kukësi-Vllaznia 13:45

Skënderbeu-Dinamo 16:45

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *