
14:51 28/06/2021
Superkupa më 28 Gusht hap sezonin futbollistik
Sezoni i ri futbollistik në Shqipëri do të nisë me 28 gusht me Superkupën e Shqipërisë, ndeshje që do të luhet mes Teutës dhe Vllaznisë.
Pas kësaj ndeshjeje kampionati i Superligës do të luajë ndeshjen e parë me 11 Shtator. Fundi i sezonit parashikohet 26 Maji i vitit të ardhshëm.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka përcaktuar 11 Shtatorin si nisjen edhe të kampionatit të kategorisë së parë si dhe të Turit Paraeleminator të Kupës së Shqipërisë. Finalja e kupës do të luhet më 31 Maj 2022.
Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:
⹠Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.
âą Kampionati i KategorisĂ« âSuperioreâ tĂ« fillojĂ« mĂ« 11.09.2021 dhe tĂ« mbarojĂ« mĂ« datĂ«n 26.05.2022.
⹠Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.
⹠Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.
⹠Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.
⹠Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.
⹠Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.
⹠Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al