Surpriza në bisedimet për krijimin e qeverise në Gjermani

21:32 01/10/2021

Të gjelbrit dhe liberalët ulen në tavolinë, kur në dy dekada u bënë shkak për prishjen e koalicioneve

Të gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë  kanë hyrë në një raund të dytë bisedimesh dypalëshe në përpjekje për të formuar një koalicion të ri qeverisës gjerman.

Pas takimit të parë në një grup të vogël, këtë herë morën pjesë dhjetë përfaqësues nga të dyja palët.

Marrëdhëniet mes të gjelbërve dhe liberal-demokratëve të FDP nuk kanë qenë asnjëherë miqësore gjatë këtyre dy dekadave dhe shpesh janë bërë shkak për prishjen e koalicioneve, ku të dyja palët kanë qenë të pranishme.

Kjo shënon një kthesë në historinë gjermane dhe një thyerje të madhe me traditat politike të vendit. Të gjelbrit morën 14,8 për qind të votave, ndërsa FDP-ja mori 11,5 për qind të tyre.

Social-demokratët (SPD), të cilët morën 25,7 për qind dhe blloku konservator kristian- demokrat (CDU) i kancelares Angela Merkel në largim, me 24,1 për qind, do të hyjnë gjithashtu në bisedime. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, bisedimet e koalicionit midis bllokut konservator CDU/CSU, të gjelbërve dhe FDP-së u ndërprenë për shkak të  mosmarrëveshjeve. Por këtë herë, megjithatë duket se mes të gjelbërve dhe liberalëve duket se gjërat kanë  ndryshuar dhe të dyja palët shprehen të gatshme për të sheshuar mospërputhjet në programe.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *