Surprizat e motit, zjarre në Greqi dhe Spanjë

14:28 22/05/2021

Mbi 4000 hektarë pyje janë shkatërruar në Greqi. Zjarri i të mërkurën në Gjirin e Korintit, në perëndim të Athinës, shkatërroi fermat dhe shtëpitë në shumë fshatra.

Gati 450 zjarrfikës vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të mbajtur nën kontroll flakët në këto male të thepisura.

Edhe në Spanjë kanë shpërthyer zjarret e para të sezonit veror. Rreth 300 ushtarë zjarrfikës po luftojnë flakët, të cilat ngrihen nga një pyll në Arico, në Ishujt Kanarie. 

Nga shpërthimi i zjarreve tashmë janë djegur në këtë zonë rreth 1,500 hektarë kodra të pyllëzuara. Ndryshe paraqitet situata në Rusi ku nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha, më shumë se 200 familje janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Sipas meteorologëve, situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *