Surprizë emocionuese për Erjolën, banorja takon të ëmën dhe “shpërthen” në lot

23:42 – 12.03.2024

Surprizë emocionuese për Erjolën, banorja takon të ëmën dhe “shpërthen” në lot

surprize emocionuese per erjolen banorja takon te emen dhe shperthen ne lot
surprize emocionuese per erjolen banorja takon te emen dhe shperthen ne lot

Gjatë “prime”-t, Erjolës iu shfaq rrëfimi i jetës së saj, e cila tregoi se si humbi të atin kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe raportin që kishte me nënën e saj.

“I them faleminderit Zotit, sepse ka njerëz që nuk i kanë thënë baba dikujt. S’ka si baba Ledion. Për një vajzë është siguria mashkullore që paraqitet vetëm në figurën e tij”, tha si fillim Erjola.

“Sa e vështirë qënka të përballesh me jetën tënde. Kur sheh tënden të trazon shpirtin”, tha Erjola pas klipit të jetës së saj, ku më pas shkoi në dhomën e surprizave, aty ku lexoi një letër nga katër mbesat e saj, teksa në tavolinë ndodhej një tepsi me fli nga nëna e saj.

Më pas, Erjola mbushi dy gota me raki dhe e piu për të atin e saj, teksa në fund ajo u takua dhe me nënën e saj, e cila kishte ardhur për të.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts