Surprizon Lionel Messi, zgjedh numrin që do të mbajë në PSG, momenti teksa ecën për herë të parë me fanellën në “Parc des Princes” (Video)

Surprizon Lionel Messi, zgjedh numrin që do të mbajë në PSG, momenti teksa ecën me fanellën në “Parc des Princes” (Video)

Lionel Messi nuk do të mbajë as numrin 19 dhe as numrin 10 në fanellën e PSG. Ai  kthehet në numrin me të cilin filloi udhëtimin e tij në majë , “No30”.

Lajmi është bërë i ditur në vizitën e tij të parë në stadiumin “Parc des Princes”.

“Parc des Princes” mirëpriti për herë të parë Lionel Messin si lojtar të Paris Saint-Germain , i veshur me ngjyrat e skuadrës. Dhe legjenda argjentinase më në fund zgjodhi “Nr. 30”, numrin me të cilin bëri debutimin e tij si lojtar i Barcelonës në 2004 të largët, për ta shoqëruar në këtë kapitull krejt të ri të historisë së tij.

Leo shkeli mbi bar dhe bëri “magjinë” e tij të parë për hir të videove që klubi po përgatit në funksion të prezantimit të tij. Sa i përket fanellës me “30”, ajo do të jetë e disponueshme në butikun e klubit nga e mërkura në mëngjes dhe është më se e sigurt se do të jetë një surprizë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *