Synimet e Rusisë për lindjen e Ukrainës, thirrja e guvernatorit të Luhanskut: Bombardimet janë shtuar, të evakuohen banorët

Guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore ka bërë thirrje që të sigurohet evakuimi i qytetarëve të bllokuar mes bombardimeve të shtuara nga ana e ushtrisë ruse.

Serhiy Gaidai i tha televizionit publik se rreth 30% e banorëve ende mbetën në qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Thirrja vjen mes paralajmërimeve se Rusia planifikon të intensifikojë sulmet e saj në rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin Luhansk, pasi kërkon të krijojë një lidhje tokësore me Krimenë e aneksuar më parë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.