“Synoj ta jap personalisht”, Ministri i Jashtëm grek dëshiron të udhëtojë drejt Mariupol për të dërguar ndihma humanitare

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka njoftuar se synon të bëjë një udhëtim në Mariupolin e rrethuar, për të derguar ndihma humanitare. Ministri i jashtem grek tha se i dërgoi një njoftim “palës ukrainase duke kërkuar lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Mariupol dhe një notë tjetër verbale palës ruse duke kërkuar që të mos e pengonte atë”.

“Unë synoj ta shoqëroj personalisht këtë ndihmë, në koordinim me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, me të cilin jemi tashmë në kontakt. Dendias nuk tha se kur planifikon të shkojë në Mariupol. Ukraina ka akuzuar Rusinë për kapjen e 15 punëtorëve të shpëtimit dhe shoferëve nga një autokolonë humanitare që përpiqej të dergonte ushqime dhe furnizime të tjera të nevojshme në qytetin port të Mariupolit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur të martën vonë akuzoi forcat ruse për bllokimin e autokolonës së ndihmës, pavarësisht se ranë dakord për itinerarin paraprakisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.