“Synojmë një Turqi të fortë”, Erdogan: Do të vazhdojmë përpjekjet për të konsoliduar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë!

synojme nje turqi te forte erdogan do te vazhdojme perpjekjet per te konsoliduar paqen dhe sigurine ne rajonin tone

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, në rastin e 100-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për të konsoliduar sigurinë në rajon, duke synuar një Turqi më të fortë.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të konsoliduar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, me synimin për një Turqi të fortë në terren dhe në tryezë”, tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se “duke mbrojtur me vendosmëri të drejtat e fituara me Traktatin e Lozanës, do të forcohen edhe fitimet për vendit.

“Solidariteti i treguar nga shteti dhe kombi ynë pas tërmeteve të 6 shkurtit, “fatkeqësisë së shekullit”, është shembulli më i fundit dhe burim i rëndësishëm i forcës dhe i frymëzimit në vizionin tonë për “Shekullin e Turqisë”, që filluam ta ndërtojmë natën e 28 majit, është dashuria e kombit tonë për të jetuar në atdheun e tij me dinjitet, liri dhe krenari”, ka thënë ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts