“Synon të balancojë interesat mes Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë”, Zelensky kritikon kancelarin Scholz: Gjermania të jetë e qartë se kë mbështet

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky i ka bërë sërish thirrje Gjermanisë që të tregohet e qartë në qëndrimin e saj.

Zelensky i bën thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të tregojë mbështetje për Ukrainën në mënyrë më të vendosur,.

Në një intervistë për mediat ai ka thënë se Gjermani nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.

“Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz për sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë.

Ndërkohë shumë nga spektri politik i Gjermanisë e akuzojnë Scholz se vepron si frenues në dërgesat e armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.