Sytë nga Champions dhe kombëtaret, Antonio Konte prezantohet në detyrën e re





Rishfaqet Antonio Konte. Tre muaj pas largimit nga Interi, tekniku i cili shpalli kampionë zikaltërit dhe pastaj u largua nga drejtimi i tyre, është zyrtarizuar në detyrën e tij të re.

konte

Këtë herë nuk do të jetë ai që do të drejtojë në fushë, por do të analizojnë si drejtojnë të tjetër. Tekniku italian me sa duket do të bëjë pushim këtë sezon, pasi është konfirmuar sot nga rrjeti televiziv italian “Sky” si një nga opinionistët fiks të këtij sezoni.

Konte do të jetë në studiot televizive dhe jo në pankinë, duke folur për një objektiv që e ndjek prej vitesh e nuk e arrin, Ligën e Kampioneve. Ai do të jetë i ftuari special i “Sky” për Ligën e kampioneve në mesjava, si dhe për ndeshjet e përfaqësueseve, ku sigurisht fokusi është te Italia të cilën ai e ka drejtuar disa vite më parë,.

Një eksperiencë e veçantë për teknikun, i cili shpesh nuk i ka shmangur polemikat me të ftuarit në studiot televizive e tashmë do të ketë mundësinë të bëjë provë vetë rolin e thumbuesit në studio.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *