Syze, unaza dhe veshje që monitorojnë shëndetin

08:54 23/05/2021

Që nga kufjet që masin tensionin e gjakut dhe deri tek rrobat që monitorojnë rrahjet e zemrës, arritjet më të fundit në teknologjinë e monitorimit të shëndetit po përfshihen në objektet e përditshme, si rrobat, unazat dhe syzet.

Pajisjet që mbarten në trup nuk numërojnë më vetëm hapat. Imagjinoni p.sh. syze që masin edhe tensionin e gjakut.

Kompania amerikane Valencell po shpik sensorë që masin tensionin e gjakut dhe të cilët mund të bëhen pjesë e objekteve që mbajmë çdo ditë në trup.

“Fotoplethismografia, ose PPG, është metoda që përcakton ndryshimet volumetrike në rrjedhën e gjakut dhe enët e gjakut në trupin tuaj, duke përdorur dritën që emeton trupi”, thotë Steven LeBoeuf, president i kompanisë “Valencell”.

Në vend të përdorimit të një matësi të vështirë tensioni, sensorët e kompanisë Valencell mund të vendosen në objekte të përditshme, si kufjet, orat e dorës, madje edhe në unaza, për të matur në mënyrë pasive tensionin e gjakut përgjatë ditës.

Kjo do t’i ndihmojë përdoruesit të pikasin atë që quhet “vrasësi i heshtur”, pasi tensioni i gjakut shpesh nuk ka simptoma, por mund të shkaktojë sëmundje të zemrës.

Instituti i Tajvanit për Kërkimet e Teknologjisë Industriale (ITRI) dhe kompania Eclat Textiles kanë shpikur rrobën e quajtur iSmartwear. Rroba shërben si konduktor dhe mat rrahjet e zemrës dhe nivelin e frymëmarrjes nëpërmjet antenave që janë të printuara dhe të bëra pjesë e rrobave të lirshme.

“Normalisht, paisjet duhet të bëhen pjesë e rrobave dhe duhet të zënë vend mirë, pasi duhet të jenë në kontakt me trupin e përdoruesit, por në rastin e paisjes tonë kemi një sensor pa kontakt. Pra edhe përdoruesi ndjehet më komod”, thotë Albert Wan, nga Instituti për Kërkimet e Teknologjisë Industriale.

iSmartwear u mundëson mjekëve të monitorojnë një pacient në distancë nga një pajisje e lëvizshme.

Për foshnjat, pajisja iDarlingwear e ITRI-së synon të parandalojë sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave dhe mbytjen aksidentale. E vendosur në rrobat e foshnjës, pajisja monitoron rrahjet e zemrës së fëmijës, frymëmarrjen dhe nivelin e aktivitetit.

Një alarm bie në telefonin inteligjent të prindit kur pajisja zbulon parregullsi.

“Transmeton sinjale mikrovalësh me fuqi shumë të ulët për trupin e njeriut”, thotë Hong-Dun Lin, nga Instituti i Kërkimit të Teknologjisë Industriale.

Pajisjet e reja që vishen, ku teknologjia është ndërthurur me objekte të përditshme, do të bëhen të disponueshme në të ardhmen e afërt./VOA

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *