“Ta hedhim në koshin e plehrave vendimin antistatutor”/ Sali Berisha reagon sërish për përjashtimin nga grupi parlamentar dhe publikon videon: Poshtërues dhe fund e krye për interes personal





 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj vendimit të kreut të PD, Lulzim Bashës, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

saliberisha-lulzimbasha

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha i bën thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që së bashku të hedhin në koshin e plehrave vendimin, që sipas tij është antistatutor.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e mori nje dite para fillimit te seances plenare.

“Kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore të Berishës për transparencë dhe zbardhje të plotë të kësaj ꞔështjeje në rrugë gjyqësore, ai nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të PD”, njoftoi të enjten, Lulzim Basha.

Ndërkohë, pas këtij vendimi Sali Berisha në mënyrë të përsëritur ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar se vendimi eshte një pazar me Edi Ramën.

“Me këtë vendim për interesat  e veta Basha i jep goditjen më të madhe PD dhe Shqipërisë. Kjo është tani një fasadë opozitë. Ai duhet të jepte dorëheqjen para se ta merrte këtë vendim. PD sot nuk është gjë tjetër vetëm një satelit i Edi Ramës” eshte shprehur me heret Sali Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.