“Ta heq kokën”/ Edukatorja italiane dhunon fëmijët e kopshtit, publikohen pamjet duke i keqtrajtuar (FOTO)

Një mësuese kopshti 59 vjeçe në Monza të Italisë është pezulluar nga detyra për një vit, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke dhunuar vogëlushet. Në pamjet e publikuara, shihet se si mësuesja dhunon 17 fëmijët e grupit, të moshës mes 3 dhe 5 vjeç.

Sipas raportimeve njëri prej tyre, ishte fëmijë me aftësi të kufizuara.

E gjitha nisi nga një denoncim i nënës së njërës nga fëmijëve. Më pas policia instaloi në godinë, kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.

“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja. Institucioni ka vendosur të pezullojë prej 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *