Tabaku: Duhet komunikim efektiv me Parlamentin për procesin e negociatave

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, deklaroi sot se “procesi i integrimit në BE nuk duhet të jetë pronë e qeverisë dhe ku shumë pak zyrtarë të saj kanë informacione, përkundrazi duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent”.

Në një reagim lidhur me takimin e sotëm për politikën ekonomike dhe monetare, i cili mbyll takimet dypalëshe të shqyrtimit të kapitullit të 3 me Shqipërinë, Tabaku tha se “deri më sot, Këshilli Kombëtar Integrimit (KKIE) nuk ka asnjë informacion mbi diskutimet. Zero raportime”.

“Një diskutim kombëtar duhet të nisë menjëherë, komunikimi efektiv mes strukturave përgjegjëse dhe Parlamentit duhet të nisin dhe shndërrojnë këtë proces në një prioritet”, tha Tabaku.

Kapitulli i 3 mbulon fusha thelbësore për konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse: sipërmarrjen, kapitalin njerëzor, doganat dhe ekonominë e bazuar në njohuri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts