Tabaku: Modeli ekonomik është alternativa e pakicës dhe largimi i 6 shqiptarëve në orë

tabaku modeli ekonomik eshte alternativa e pakices dhe largimi i 6 shqiptareve ne ore
tabaku modeli ekonomik eshte alternativa e pakices dhe largimi i 6 shqiptareve ne ore

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka postuar në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT për rritjen ekonomike dhe rënien e popullsisë. Deputetja demokrate vuri në dukje se rritja ekonomike ështe e dobët dhe bazohet tek ndërtimi ndërkohë që sektorë si bujqësia, që ka 20% të PBB, dhe industria kanë një rënie të qartë duke treguar dhe arsyen përse Shqipëria boshatiset.

Tabaku shprehet se arsyeja e boshatisjes është ekonomia shqiptare, sipas saj nëse sot ikin 6 shqiptarë në orë kjo vjen nga një vizion ekonomik që nuk promovon konkurrencën dhe meritokracinë por një ekonomi të kapur.  “Cdo vit,largohet një qytet me 50.000 banorë. Ky është alarmi kryesor që ka Shqipëria, një model ekonomik që i mban njerëzit këtu, që kontribuojnë këtu e që japin zgjidhje këtu.” Shprehet demokratja në videomesazhin e saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Me të gjitha pikëpyetjet që ka procesi që ndoqi INSTAT por  njëkohësisht dhe vërtetësia e të dhënave të Censusit pamja sot e Shqipërisë nga pikëpamja e ekonomike por dhe shifrave që ato përcollën,sigurisht që tregon situatën që ka kapluar vendin në këto dhjetë vite. Shqipëria sot ka të njëjtin numër banorësh si në 1979,cdo orë largohen 6 shqiptarë. Dhe jo më kot e kërkojmë përgjigjen se pse largohen shqipëtarët,kur shohin modelin ekonomik,kur shohin shifrat që reflektohen qoftë në bujqësi ,qoftë në shëndetësi,qoftë në arsim që gjithmonë e më shumë po tregojnë një Shqipëri të zbrazur, që përgjigjja qoftë për largimin, qoftë për mungesën e alternativës lidhet sigurisht me modelin ekonomik.

Nga bujqësia që është sektori kryesor që ka 20% të PBB, ka 20 muaj që është në rënie. 1.73% rënia në të dhënat e fundit të publikuara. E sigurisht që ky model ekonomikqë nuk ofron alternativë e zgjidhje për shumicën po ëq ofron alternativë e zgjidhje vetëm për pakicën do të reflektojë diku, qoftë në këtë shpopullim por qoftë dhe në largimin masiv që po i ndodh qyteteve. Cdo vit,largohet një qytet me 50.000 banorë. Ky është alarmi kryesor që ka Shqipëria, një model ekonomik që i mban njerëzit këtu, që kontribuojnë këtu e që japin zgjidhje këtu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts