Tabaku publikon pamjet brenda inceneratorit të Fierit: Skenë krimi. Mbi 28 milionë euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal








Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila është edhe kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, ka publikuar pamjet nga brenda impiantit të përpunimit të mbetjeve në qytetin e Fierit.

incenerator fier

Në këtë incenerator, ishin të pranishëm një ditë më parë anëtarët e komisionit hetimor, deputetët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja ku kanë inspektuar këtë impiant dhe denoncuan atë si ‘inekzistent’.

Tabaku në një postim në rrjetet sociale, krahas pamjeve, denoncon se ky incenerator i Fierit “nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria”.

Pas vënies sekuestro nga SPAK në inceneratorin e Elbasanit, për të cilin është vënë në pranga edhe ish ministri Lefter Koka, Tabaku thotë se edhe inceneratori i Fierit duhet të ishte skenë krimi.

“Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.
Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal. Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve. Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTE

inceneratori i fierit` inceneratori i fierit2 inceneratori i fierit3 inceneratori i fierit4jpg inceneratori i fierit5`

Kur propagandës i del boja. Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët.

Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove.

Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare!

Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.

Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal.

Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Nje veper e dhene ne procedure korruptive, tre krimineleve tashme ne kerkim.

Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh.

Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë.

Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve.

Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.