Tabaku takon tregtarët e Njësisë nr.2: Pas ardhjes në pushtet PD do të jetë në ndihmë të biznesit. Do të eliminojmë fiskalizimin!

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku u takua, ditën e sotme, me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr 2 në Sauk.

tabaku

Ata shprehën shqetësimin se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, thanë ata, ndërsa shtojnë: “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.”

Tabaku u premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit, duke shtuar se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejtpërdrejt në xhepin e tregtarëve.

Diskutimet:

-Si ka shkuar puna?

-Puna siç është rilindja, ashtu është.

-Kaq keq është?

-Më keq se aq, sidomos ky vit njëherë, ka qenë më keq se vitet e tjera, akoma dhe më i ndjeshëm!

-Akoma dhe më keq!

-Nuk ka më keq!

-More ndonjë mbështetje në kohë të pandemisë?

-Mora një, një mbështetje kam marrë pastaj ma hoqën dhe nga skema e përfitimeve, vetëm ajo ishte, vetëm ajo 400 mijë lekshi.

-Pagove taksa ndërkohë?

-Të gjitha, unë qera paguaj për një muaj, paguaj 1 milionë e 200 mijë lekë, në shtetizolim kam marrë vetëm 400 mijë lekë.

– Po e papërfillshme!

-Shumë e papërfillshme!

-A do ta ndryshojmë apo jo?

-Do ta ndryshojmë se s’bën!

-Erdha thjesht për t’u prezantuar dhe ta di si shkojnë punët!

-Copë-copë mo!

-Ky është biznesi yti? Ku punon? Si po të shkon? Dobët? Ne kemi një plan pune mbështetje për biznesin e vogël, do të eleminojmë fiskalizimin dhe më e rëndësishmja, është që të nxisim ekonominë! Sot ekonomia është në ngerç! Ti e sheh që nuk ka konsum dhe ti e sheh që nuk blejnë produkte ushqimore. Ti je në shkollë, ke studiuar?

-Të mesmen!

-Edhe t’i japim mundësi punësimi dhe rinisë. Mundësi arsimi dhe punësimi. Djem të rinj si puna jote, duhet të gjallërojnë ekonominë, duhet edhe të hapin biznese, e të kenë mundësi vetë për t’ia dalë në jetë!

-Si ke qenë? Si jeni? Mirë si kaluat?

-Mirë ,ju si jeni?

-Plot?

-Ç’ka!

-Tani e ka hapur si biznes!

-E ka hapur në kohë të vështirë, po do ndryshojë pas një muaji!

-Ishalla!

-Me mbështetjen tënde po! Faleminderit! Gjithë të mirat!

-Si ke qenë?

-Mirë si je ti? Si kalove? Erdha të prezantohem, do jem deputetja e PD-së për këtë zonë!

-Faleminderit! Suksese ishalla! E kemi për nder!

-Unë në fakt e kam për nder që do përfaqësoj komunitetin tuaj!

-Je grua zonjë!

-Faleminderit! Partia Demokratike është numri 9! Fiskalizimin ua kanë sjellë apo jo?

-As nuk e kam haberin fare!

-As kanë për t’ua sjellë se do ta anullojnë!

-Ne jemi biznes i vogël!

-I vogël pra po do ta anullojnë, i kanë vënë bizneseve të vogla 1 mijë euro shtesë!

-Po ça do t’i bëjnë?

-Po ku e di unë? E di Edi Rama! Ua merr juve, jep tendera, konçesione!

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *