Tabaku zbulon detaje nga Samiti: Për herë të parë, fokusi jo te krimi e korrupsioni, por tek ekonomia! Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për…

tabaku zbulon detaje nga samiti per here te pare fokusi jo te krimi e korrupsioni por tek ekonomia kosova dhe serbia kane rene dakord per
tabaku zbulon detaje nga samiti per here te pare fokusi jo te krimi e korrupsioni por tek ekonomia kosova dhe serbia kane rene dakord per

Kryetarja komisionit të integrimit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zbuloi detaje nga Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet këtë të hënë në Tiranë. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Tabaku tha se ky Samit do të fokusohet tek ekonomia dhe zgjerimi i tregut në rajon, pra te krijimi i një tregu të përbashkët rajonal.

“Në rajon ne e dimë si është rajoni, e dimë çfarë po ndodh më vendet fqinje, problemet qe kanë, kështu që Shqipëria është vendi ku mund të zhvillohet ky samit. Vendet anëtare, por edhe komisioni, janë lodhur me atë listën e kritereve që nuk plotësohen kurrë. Ky është një proces merite. Lufta ndaj korrupsionit, krimi I organizuar, janë të përhershme. Ndaj dhe kemi vendosur ta bëjmë këtë proces të drejtohet nga qytetarët, nga ekonomia, nga zgjerimi I tregut, pra treg I përbashkët rajonal. Pikërisht te këto fusha do të jenë edhe reformat. Nuk e kemi luksin të jemi arrogant, mospërfillës, apo të korruptuar. Është një paketë 2 miliardë euro e Bashkimit Evropian dhe nuk duhet t’i humbasim. Shqipëria nuk ka asnjë nga problemet që kanë vendet e tjera, me gjithë vështirësitë që ka opozita, ka një opozitë të orientuar nga procesi i integrimit. Në këtë dinamikë, Shqipëria luan një rol në rajon”, tha Tabaku.

Më tej, kryetarja e Komisionit të Integrimit foli dhe për takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit, ku tha se u arrit dakordësia mes të gjashtë vendeve të rajonit, që problemet bilaterale mes vendeve të rajonit nuk duhet ta ndalojnë Procesin e Berlinit.

“Situate e rajonit, mbas 24 shtatorit, nuk ka qenë I njëjtë. Jemi përpjekur ta mbajë çështjen e Kosovës, çështje dite, për të folur aty ku Kosova nuk ka zë. Prezantuam një rezolutë, që u kërkua të futem për t’u diskutuar në çështje urgjente. Procesi I Berlinit ka pasur problemet e veta, edhe lodhje, por lajmi I mirë është që tashmë ky proces është zyrtar dhe parlamentet duhet patjetër të jenë të përfshirë. Në disa vende, psh në Bosnje, Serbi, marrëveshja e firmosur para pak muajsh, nuk është ratifikuar Akoma. Ne dje dolëm me një deklaratë të përbashkët, ku të 6 parlamentet e 6 vendeve u angazhuan që asnjë projekt nuk do të ndalohet në parlamente. Parlamenti do japë mbështetje maksimale për të krijuar një korsi të shpejtë të këtyre projekteve, që të miratohen sa më shpejt. Shqipëria nuk ka pasur mundësi të marrë përfitime të plota nga Procesi i Berlinit, pasi kemi vetëm marrëveshjen e Rooming. Qeveria shqiptare u angazhua për të marrë fonde për Skavicën, apo Portin e Durrësit, dhe të dyja këto u ndryshuan. Për të marrë potencial të plotë të Berilinit parlamentet do të përfshihen për t’i miratuar sa më shpejt çdo gjë që kalon në to. Ditën e hënë anxhenda e samitit është ekonomia.

Në fokus do të jetë financa, ka reforma shumë të thjeshta, që parlamenti do I marrë, do I kthejë në proces pune. E gjithë politika duhet të bëjë maksimumin, që këto projekte e reforma t’I kthejmë në plan pune, që të miratohen sa më shpejt. Nuk do kishte kuptim që të bëhej takimi në Tiranë dhe Kosova të mos ishte e pranishme. Në momentin që u siguruam që kolegët e Kosovës, por edhe të Serbisë, do të ishin, në fund ne e miratuam deklaratën e përbashkët. Më erdhi mirë, se të dyja zonjat, si Kosovës, edhe ajo e Serbisë, thanë se problemet bilaterale mes vendeve, nuk duhet ta ndalojnë këtë proces. Me dakordësinë që arritëm dje, do kthehet në plan pune çdo pas Samitit të datës 16. Ne presim marrëveshjet e ditës së hënë, të cilat do të futen në udhën e vijën parlamentare për t’u bërë menjëherë pjesë e procesit të punës. Ne I kemi dhënë më shumë rol Parlamentit në procesin e integrimit. Procesi I integrimit duhet të jetë kombëtar, I hapur. Këtë po synojmë tani, që pas të hënës parlamentet do të mblidhen në mënyrë periodike për të vendosur në shina paralele punën e parlamentit me Procesin e Berlinit”, theksoi deputetja Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts