(Tabela) Kush ikën dhe kush vjen/ Nga Sekretariatet, grupi parlamentar dhe nënkryetarët, ndryshimet në postet e rëndësishme të PD-së










partiademokratike-grupi i ri

Partia Demokratike nesër pritet të zgjedhë përbërjen e re të partisë duke caktuar detyrat që do të marrë secili anëtarë. Panorama.al ka arritur të sigurojë emrat të cilët do janë propozuar për të marrë detyrat në parti, ku vihen re ndryshime të shumta në secilin prej sektorëve.

Për herë të parë, PD do të ketë dy nënkryetare gra, Jorida Tabakun dhe Grida Dumën. Më herët, nënkryetarë të partisë ishin Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga ky post ku ka pranuar të mbajë vetëm atë të deputetit në qarkun e Korçës. Ndërsa Edi Paloka do të propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar të PD-së, post të cilin e ka mbajtur Bujar Nishani.

Për kryetar të grupit Parlamentar, Partia Demokratike ka propozuar juristin Alfred Rushaj i cili do të jetë dhe nënkryetar partisë. Më herët pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar e ka mbajtur Edmond Spaho.

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së është rikonfirmuar në detyrë Gazment Bardhi i cili e mbajti këtë post edhe më parë. Sekretar organizativ i demokratëve është propozuar Ervin Minarolli ndërkohë që këtë post e ka mbajtur më parë Sahit Dollapi i cili u tërhoq nga detyra.

Ndërkohë Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso. Më herët në postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore ka qenë Çlirim Gjata. Ndërkohë grupi parlamentar që do drejtojë Alfred Rushaj do të ketë dy nënkryetarë, Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj do të jetë kandidat për nënkryetar të partisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar

Ishte Edmond Spaho

Propozohet Alfred Rushaj

Nënkryetar i PD

Ishte Edmond Spaho dhe Edi Paloka

Propozohen Jorida Tabaku, Gruda Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj

Kryetar i Këshillit Kombëtar

Ishte Bujar Nishani

Propozohet Edi Paloka

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Rikonfirmohet Gazment Bardhi

Sekretar Organizativ

Ishte Sahit Dollapi

Propozohet Ervin Minarolli

Sekretar për Çështjet Ligjore

Ishte Çlirim Gjata

Propozohet Ivi Kaso

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Rikonfirmohet Ivi Kaso

Lexoni edhe: Këshilli Kombëtar i PD-së/ Nga Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj e Gazment Bardhi, ja propozimet për ekipin e ri të demokratëve! Kush rikonfirmohet në detyrë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *