Tajfuni “Khanun” bllokon Japoninë

tajfuni khanun bllokon japonine

tajfuni khanun bllokon japonine

08:59 03/08/2023

2 persona humbën jetën dhe 41 u plagosën, mbyllen bizneset dhe shkollat

Tajfuni “Khanun” ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të madhe të Japonisë. Dy persona humbën jetën në Okinaëa ndërsa 41 të tjerë mbetën të plagosur. Stuhia e fuqishme ka lënë pa energji elektrike mbi 166 mijë familje, ndërsa rrugët u bllokuan dhe erërat e forta deri në 220 km/h rrëzuan pemët në disa zona.

Aeroporti Naha, në kryeqytetin e Okinaëas rifilloi funksionimin pasi u mbyll për dy ditë, por qindra fluturime mbetën të anuluara. Ndërkaq, Tajvani verior mbylli bizneset dhe shkollat, ​​ndërsa linjat ajrore anuluan dhjetëra fluturime pasi tajfuni Khanun shkaktoi përmbytje.

tajfuni khanun bllokon japonine 1

Tajfuni “Khanun” është kategorizuar si i nivelit të dytë. Qytetet veriore duke përfshirë kryeqytetin Taipei mbyllin të gjitha institucionet. Në Taipei, shërbimet e metrosë u reduktuan ndërsa qindra ushtarë ishin në gatishmëri në shumë qytete.

Ndërkaq, në Pekin tajfuni Doksur është dobsuar por dëmet janë të konsiderueshme. Uji ende nuk është tërhequr ndërsa rrugët, shtëpitë dhe bizneset vijojnë të jenë nën ujë.

Bilanci i viktimave arriti në 34, por mediat shkruajnë se numri mund të jetë edhe më i madh pasi përmasa e përmbytjeve është katastrofike. Stuhi të tilla të forta janë të rralla në këtë kohë të vitit. Ekspertët thonë se ngjarjet ekstreme të motit si ky do të bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts