Tajfuni Noru godet Filipinet, shkakton 5 viktima

09:16 26/09/2022

5 punonjës të shpëtimit në Filipine janë vrarë nga një tajfun që ka lënë shtëpi të përmbytura dhe milliona pa energji elektrike. Ata humbën jetën gjatë kryerjes së operacioneve në rrethin e San Miguel në veri të kryeqyetit Manila.

Disa banorë u bllokuan në çatitë e tyre, ndërsa të tjerë u përpoqën të largoheshin duke kaluar përmes ujërave. Noru, i njohur në vend si Karding, fillimisht arriti në tokë si një super tajfun, por më vonë u dobësua në orën 21:20 me kohën lokale të dielën. Ai pritet të largohet nga Filipinet të hënën në mbrëmje.

Në San Vincente, një fshat në San Miguel, një banor u pa filmua teksa përpiqej të largonte ujin nga dera e banesës së tij. Ndërkohë, një tjetër në majë të çatisë, bërtiste se liderët e vendit duhet të përqëndrohen në ndryshimin e klimës.

Përmbytjet në fshat kanë arritur kulmin rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa mësohet se densiteti i ujërave po bie./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *