‘Tajvani’ fut në sherr presidentin kinez dhe Joe Biden, paralajmërimi i Xi Jinping: Kush luan me zjarrin do të digjet

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA vijojnë të jenë të tensionuara. Ka qenë presidenti kinez Xi Jinping i cili drejtuar presidentit amerikan Joe Biden i bëri thirrje të mos luajë me zjarrin për çështjen e Tajvanit.

Xi Jimping tha se politika e Biden ndaj Tajvanit është e rrezikshme dhe se sipas tij do t’i kthehet Uashingtonit si një bomerang.

“Ai që luan me zjarrin me siguri do të digjet,” tha Xi në një intervistë për mediat.

Sakaq mosmarrëveshja e fundit midis Uashingtonit dhe Pekinit ka të bëjë me një vizitë të mundshme të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, një ishull që merr mbështetje joformale të mbrojtjes nga SHBA dhe që Kina e konsideron pjesë të territorit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.