Takim me historinë, Teuta luan për… 1.6 milionë euro










Teuta i ka të gjitha mundësitë që sot të shkruajë një faqe historike për klubin në arenën europiane. Skuadra e trajnerit Edi Martini është mundur 1-0 para një jave në Irlandë, por në kampin durrsak të gjithë besojnë se mund të arrijnë që të kualifikohen ndaj Shamrok Rovers.

teuta

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për Teutën, jo vetëm sa i përket takimit me historinë, por edhe një si një mundësi për të mbushur arkat e klubit.

Ndaj, përballja e sotme me irlandezët është krenari, prestigj dhe një “ minierë ari” për Teutën.

Me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligës skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milionë e 290 mijë euro.

Ky përfitim është i garantuar edhe në rast se eliminohen, ku 540 rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions dhe 750 mijë euro nga ecuri deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës.

Në rast kualifikimi, Teuta jo vetëm që shkruan historinë por arrin të sigurojë edhe afro 1.6 milionë euro (saktësisht 1.59 milionë euro).

Kështu që ky fakt është një motivim më shumë për durrsakët për të bërë mrekullinë e radhës në Europë ndaj Shamrok Rovers.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *