Takim me tifozët, Vinicius e Kasemiro sherr për një… maskë









Gjendja te Reali i Madridit vazhdon të jetë kaotike pas rasteve të fundit me COVID. Disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv dhe disa të tjerë janë ende në pritje të përgjigjeve të testeve të tyre. Nuk dihet ende se sa mund të shkojë numri i të infektuarve dhe për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues janë detyruar të vendosin maskën në hyrje të qendrës stërvitore.

VINICIUS KAZEMIRO

Por në disa fotografi të publikuara dje nga Niticias Kautro kanë kapur lojtarin e Realit, i cili ka thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga klubi. Bëhet fjalë për brazilianin Vinicius Zhunior.

Ky është spikatur teksa firmoste autografe për tifozët pa maskë. Kjo ka tërbuar shokun e tij të skuadrës, Kasemiro, që është parë i nervozuar me bashkëkombësin e tij.

Kasemiro u shfaq vetëm pak sekonda pas mjetit të Viniciusit duke i bërë me shenjë këtij të fundit për të vendosur maskën. Rreziku për t’u infektuar është i lartë në raste të tilla, pasi nuk dihet se çfarë fshihet pas turmave të njerëzve.

Kjo nuk ka lënë një shije të mirë dhe te tifozët madrilenë, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj lojtarit të skuadrës së tyre.

Reali ndodhet në vendin e parë të renditjes me 43 pikë në 18 javë të luajtura. Ndeshja e ardhshme e kryesuesve të La Ligës do të jetë ajo ndaj Atletikos së Bilbaos në transfertë ditën e mërkurë.

Një sfidë që shihet si jetike nga trajneri Karlo Ançeloti që nuk kërkon të humbasë më asnjë lojtar për shkak të COVID-it.

Sipas mediave spanjolle, italiani i ka “tërhequr veshin” lojtarit të tij dhe i ka kërkuar të tregohet më i kujdesshëm në situata të tilla për të shmangur sa më shumë kontakte me njerëzit të cilët mund të jenë transportues të virusit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.