Takimet e Biden me liderët e NATO-s dhe BE-së

11:19 23/03/2022

Në prag të takimeve të presidentit amerikan me liderët evropianë dhe ata të NATO-s, shtete si Gjermania, Hungaria, Italia po hezitojnë që të ndërmarrin embargon e plotë energjetike ndaj Rusisë, e kërkuar nga Polonia dhe shtetet baltike. Biden do të jetë pjesëmarrës në samitet e jashtëzakonshme të NATO-s dhe BE-së në Bruksel.

Deri më tani, ndëshkimi i sanksioneve perëndimore nuk e ka ndalur presidentin Putin në agresionin e tij ndaj Ukrainës. Paketa e re e sanksioneve që mund të publikohet të enjten përfshin zgjerimin e listës së bankave ruse që do të shkëputen nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT, vendosjen e sanksioneve ndaj më shumë oligarkëve ose politikanëve rusë. Radhën për t’u ndëshkuar e kanë deputetët e thjeshtë të shefit të Kremlinit.

Një ndalesë më pas në Poloni ka për qëllim të nxjerrë në pah krizën masive të refugjatëve që pasoi pushtimin e Rusisë, si dhe të sigurojë aleatët në skajin lindor të NATO-s. Lufta në Ukrainë shihet gjerësisht brenda Shtëpisë së Bardhë si një nga sfidat përcaktuese për Biden dhe trashëgiminë e tij presidenciale. Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar mundësinë që Biden të vizitojë vetë Ukrainën. Në vend të kësaj, ai do të bëjë përpjekjet e tij për të ruajtur unitetin me aleatet perëndimorë.

Ndër temat që liderët do të diskutojnë këtë javë është se si të përgjigjen nëse Presidenti rus vendos të përdorë armë bërthamore ose kimike, ose të nisë një sulm masiv kibernetik.

Biden dhe aleatët e tij perëndimorë kanë përjashtuar kryesisht përdorimin e forcave të tyre në Ukrainë, të kujdesshëm për të hyrë drejtpërdrejt në konflikt. Ata kanë refuzuar thirrjet nga Zelensky për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi ose për të ofruar avionë luftarakë siç ishte plani i tyre fillestar.

Edhe një propozim nga polaket për krijimin e një force paqeruajtëse ndërkombëtare në Ukrainë, është pritur me skepticizëm nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se Biden është kundër çdo skenari që do të vendoste trupat amerikane drejtpërdrejt kundër rusëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *